Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, ku një veturë goditi një fëmijë

Publikuar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku një veturë e ka goditur një fëmijë

Rastin  e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia ka marrë informatën se sot rreth orës 16:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira një veturë dhe një fëmijë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK