Lajme
Polici jep mesazhin prekës!

Kur ju jeni në pizhame unë jam në uniformë me re*vole në brez i gatshëm për t’jua siguruar gjumin e qetë. Ftohtë borë akull e shi unë jam në detyrë herë-herë edhe pa ngrenë e pa pirë.
Në çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe bijes time. Çdoherë i përqafoj për herë të fundit ua dhuroj puthjen e amshimit.
E sa herë kthehem në shtëpi i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen janë shekuj e shekuj.
Qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, edhe pse shpesh me shohin si tepricë kur i gjobis apo kur i qortoj për veprimet e tyre të paligjshme.
Mos më shikoni gjithmonë brenda uniformës edhe unë jam sikurse ju jam njëri prej jush i cili kujdeset për sigurinë tuaj.
Më dhuroni lule për së gjalli si shenjë respekti për punën dhe sakrificën time e mos ma mbuloni varr*in me kurora lulesh.
Pozita ime mund të duket privilegj por është me rre*zikshmëri të lartë. Paramendojeni veten për disa çaste në pozitën time ku në çdo moment mund të ballafaqoheni me një padrejtësi të përballeni me breshëri plu*mbash që shkrepen drejt trupit tuaj.
Nëse nuk me çmoni të paktën mos me nënçmoni.
Kur jam në detyrë harroj se jam prind dhe burrë i një gruaje të cilët me presin me padurim t’ju shkoj i gjallë në shtëpi. Çdo natë! Harroj se jam djalë hasret i një babai e një nëne të cilët me rritën me aq mundim.
Asnjëherë nuk ngopem me ta! Sa nisëm për punë them të kthehem e timarrë erë bijes gruas dhe prinderve e ndoshta për herë të fundit; ta lus Zotin që t’i bekojë e të kujdeset për ta edhe nëse nuk do të kthehem sonte në shtëpi.
Sa darkat janë ftohur në sofër derisa familja më priste mua t’u bashkohem! Sa drekat e përbashkëta me familjen me mbetën në fyt kur shteti kërkonte t’u shërbeja qytetarëve.
Gjithmonë me mall për familjen vetëm për sigurinë e qytetarëve të mi.
Prandaj mos me sul*moni duke me parë si objekt pa ndjenja. Edhe unë jam prej mishi e gjaku, sikurse ju! Të mos i bëjmë nënat tona të lotojnë gratë tona të vuajnë dhe ta kalojnë jetën në zi por të jemi bashkë!
UNË POLICI YT!
Idaver Fetai
















