Connect with us

Sport

Pogba e vë në siklet Man Utd, ja çfarë page po kërkon

Publikuar

Mesfushori Paul Pogba po kërkon një kontratë të re me Manchester Unitedin, nga e cila do të përfitonte deri në 600 mijë funte në javë, shkruan ‘Tuttosport’, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi francez ka tërhequr interesim të madh nga Real Madrid dhe ish skuadra e tij Juventus, dhe drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm se 26 vjeçari mund të largohet.

Për t’i ndryshuar mendjen Pogbas, ‘Djajtë e Kuq’ duhet t’i kalkulojnë mirë të hyrat financiare, për ta bërë Pogban lojtari më të paguar në botë, madje duke e kaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Paul Pogba te Manchester United është transferuar në verën e vitit 2016 për 105 milionë euro, kur skuadra angleze drejtohej nga Jose Mourinho./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK