Kulturë
“Po largohem, arsyeja është Luana Vjollca”/ Fifi bën njoftimin e largimit nga emisioni

Fifi është një nga këngëtaret që ka korrur shumë suksese në karrierën e saj. Ajo ka qenë një nga pikat kyce të orkestrës së “Shiko Kush Luan”, si këngëtare.
Por si duket ajo ka vendosur të largohet duke lajmëruar fansat si dhe duke treguar arsyen e largi it nga Shiko Kush Luan.
“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bo, këtë sezon nuk do të jem më pjesë e “Shiko Kush Luan”… Arsyeja është Luana Vjollca”, shkruan Fifi.
Nuk dihet ende nëse kjo është një nga shakatë e Fifit apo ka përfunduar kontrata por këtë mund ta zbulojë vetëm Fifi.






















