Lajme
Përplasje me armë zjarri në Tiranë, ka të plagosur. Gra dhe fëmijë shohin Far West

Një përplasje me armë zjarri ka vënë në alarm kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, rreth orës 22:35 të mbrëmjes së sotme.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se përplasja me armë ka ndodhur mes dy makinave që ishin në lëvizje, në rrugën kryesore të kësaj zonë. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt njëri-tjetrit dhe më pas janë larguar mes pallateve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo viktima si pasojë e të shtënave. Ndërkohë në një reagim për Dosja.al zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai është shprehur se janë lajmëruar me anë të telefonit nga një qytetar për të shtënat me armë.
Forcat policore janë nisur për në vendngjarje.















