Connect with us

Kosovë

Përkrahje e madhe për Bekim Haxhiun: 109 herë Faleminderit

Publikuar

Sot po mbahet dita e katërt e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka takuar banorët e Bardhit, Grabovcit, Gllanasellës dhe Drenasit, më të cilët ka prezantuar prioritetet dhe punën e deritanishme të PDK-së.

Haxhiu si kandidat iu premtoi qytetarëve se do të jetë çdoherë zëri i tyre i fuqishëm në Kuvend.

Deputeti Haxhiu është mirëpritur me këngë e çifteli.

Kujtojmë që Haxhiu mban numrin 109 në listën e PDK-së për deputet.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mbështetje Bardhit, Grabovcit, Gllanasellës dhe Drenasit.

Mbrëmjet e shkëlqyeshme me qytetarët dhe përkrahja e fuqishme e tyre mbetet gjithmonë motiv shtesë për punën tonë.

Mikpritje me këngë e çifteli, dhe rapsodi edhe në Drenas.

109 herë faleminderit!

NA NDIQ NË FACEBOOK