Connect with us

Lajme

Partia e rivalit të Netanjahut refuzon Qeveri të unitetit

Publikuar

Tel-Aviv, 27 shtator – Rivali më i madh i partisë konservatore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, parti Blu – E bardhë” e Beni Gancit, sot bëri të ditur se i hedh poshtë kërkesat për formimin e qeverisë së unitetit nën udhëheqjen e Netanjahut, në të cilën do të ishin dhe që do t’i kyçin aleatët e tij të djathtë ultra-ortodoksë.

Lidhja centrike Blu – të Bardhët, pas takimit me përfaqësues të Likuidit, bëri të ditur se “nga fillimi qartë i ka bërë me dije” se do t’i refuzojë kushtet e kryeministrit, me justifikim se ata kanë për qëllim ta “tërheqin” Izraelin në zgjedhje të treta sivjet “në pajtim me interesat e kryeministrit”.

Aleanca Blu-të Bardhët, e udhëhequr nga ish-shefi i Shtatmadhorisë izraelite, fitoi më shumë vende, 33, një më shumë se Likuidi në zgjedhjet e mbajtura më 17 shtator.

Asnjë parti, megjithatë, nuk ka mbështetje të mjaftueshme të formojë shumicë prej 61 deputetëve në Knesetin, ku ka gjithsej 120 deputetë.

NA NDIQ NË FACEBOOK