Connect with us

Lajme

Pamjet e reja/ Si po vëzhgohej Santiago Malko para eliminimit, autorët zhdukin bishtat e cigareve

Publikuar

Pamje të reja nga momentet pak para se të eliminohej ish-polici Santiago Malko, më 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, një muaj më vonë, janë shpallur në kërkim 8 persona ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, i vetmi që është pas hekurave është 39-vjeçari Blendi Teta, që është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Në një nga videot e publikuar nga Fax News duket qartë Blendi Teta, pak para momentit ta eliminonin.

Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.

Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, ekzekutimin e Malkos.

Në videon e dytë të siguruar sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.

Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamje duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e radhës, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.

Në këto pamje duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur dhe se si ka shkuar deri në momentin final të ekzekutimit me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Përveç këtyre dy persona që duken në dy videot kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekzekutimin e Santiago Malkos.

Pas fiks një muaji, tashmë policia dhe prokuroria kanë materiale të mjaftueshme në dorë, për të implikuar secilin prej tyre. Në dorën e prokurorisë tashmë janë gjurmë gishtash, prova fizike të gjetura në automjetet e sekuestruara dhe materiale të mjaftueshme për të fundosur secilin prej tyre.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis DukaErvis Metani, Ilir SelmaniOltian LogaDritan AgaAleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.

Dy vëllezerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikërisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise.

Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion për këtë grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpëtuar policisë.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK