Uncategorized
Pamje të rënda, nëse keni zemër të dobët mos e shikoni/ Babai dhunon të bijën 1-vjeçare (VIDEO)

Një video tronditëse ku shihet një prind teksa dhunon fëmijën e tij po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Pamjet e rënda kanë shokuar të gjithë botën.
Në video shihet babai i një foshnje vajzë, që nuk është më shumë se 1-vjeç, i cili qëllon me shpullë pa pikë mëshire mbi të.
Mendohet se pamjet janë regjistruar në një shtet arab, ndërkohë ende nuk është zbuluar identiteti i prindit që vetëm baba nuk mund ta quash.
Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra nga shumë komentues, të cilët bëjnë thirrje të ndalohet abuzimi dhe dhuna ndaj fëmijëve.
Pamjet janë vërtetë të rënda dhe këshillohet që të mos shihen nga persona që vuajnë nga zemra dhe që janë “të dobët”.
Video tronditëse me siguri që ka përfunduar edhe në dorën e autoriteteve policore, të cilat mendohet të kenë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e “monstrës” që rreh foshnjën.
















