Lajme
“O Eriona, o legene”/ Stresi “sulmon”ashpër Veliajn

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa ka postuar një video në Instastory, Stresi i kërkon Veliajt të marrë masa, pasi sipas tij, Policia Bashkiake i ka kërkuar që të heqë makinën nga oborri i shtëpisë.
“Thon hiq makinën posht oborrit shpisë dmth ku ta çoj?? O eriona merr masa o legene”, -shkruan reperi.
Kujtojmë se Stresi, është mbështetës i Partisë Demokratike dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Reperi është djali i ish truprojës së ish kryeministrit Berisha, Sali Lushajt./CNA.al















