Connect with us

Lajme

Nxehet deputeti i Merkel, hap çështjen e Tahirit në Bundestag: S’na hidhni hi syve me atë dënim

Publikuar

Dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri ka mbërritur edhe në Bundestag. Përfaqësues i CDU/ CSU, Peter Beyer ka folur për çështjen “Tahiri” në fjalën e tij në Bundestag që ka mbajtur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nuk na hidhni dot hi syve me atë denim,”– ka thënë Beyer përpara të gjithëve kolegëve të tij.

Ndërkohë deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

Shqipërisë do t’i japim një shans historic nëse e votojmë. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim,”- tha Hahn më tej.

Sot është mbledhur Bundestagu dhe ka marrë vendimin për Shqipërinë. Gjermnaia i ka dhënë “OK” vendit tonë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por nëntë kushtet mbeten aktive.

Ndërkohë kujtojmë që ish-ministri Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove për ‘Shpërdorim detyre’ nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ish-ministri do ta apelojë këtë vendim.

NA NDIQ NË FACEBOOK