Sport
Nuk ka fitues në derbin e Madridit – paqe mes Atleticos e Realit

Në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga, Atletico dhe Real janë vënë përballë njëra tjetrës, raporton lajmi.net.
Ndeshja mes dy skuadrave nga Madridi u mbyll pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin. Meritë për këtë kanë edhe portierët, të cilët ishin në nivel të lartë.
Me këtë barazim, Real Madrid mban kreun e tabelës me 16 pikë, dy më shumë se Atletico dhe tri më shumë se Barcelona. /Lajmi.net/






















