Connect with us

Sport

Në Gjilan si askund tjetër, tifozët i përcjellin heronjtë e tyre para ndeshjes me Prishtinën

Publikuar

Gjilani sot do të ndeshet me Prishtinën në ndeshjen kryesore të javës së gjashtë në stadiumin “Fadil Vokrri” – shkruan Periskopi.

“Kuqebardhët”, ka kohë që nuk e kanë nisur më mirë sezonin në Superligën e Kosovës.

Lojtarët dhe stafi kanë marrë tashmë rrugë për në Prishtinë për ndeshjen e cila fillon në ora 20:00.

Në rrugët e qytetit në Gjilan, kanë dalë shumë “Skiftera” që me këngë i kanë përcjellur futbollistët e tyre duke iu dhënë zemër.

Numri i tifozëve të Gjilanit në kryeqytet pritet të jetë shumë i madh.

Për më shumë ndiqeni videon: /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK