Connect with us

Sport

Ndërhyrja horror e mbrojtësit të Bristolit në Celinën ka mundur shumë lehtë t’ia përfundonte karrierën kosovarit

Publikuar

Bersant Celina pati një start të zakonshëm në ndeshjen e Championshipit për Swansean si mysafir i Bristol Cityt.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, por një moment në veçanti ka marrë vëmendje në mesin e audiencës, raporton Periskopi.

Herët në pjesën e parë, ylli kosovar mori një top në krahun e majtë dhe filloi një vrapim të frikshëm, para se të ndalej në mënyrë brutale nga mbrojtësi i Bristolit, Taylor Moore.

Ndërhyrja ishte tejet e rëndë dhe shumë lehtë ka mundur t’ia përfundonte karrierën Celinës, siç e konfirmon edhe vet lojtari me anë të një postimi në Instagram, por gjyqtari e ndëshkoi atë me vetëm karton të verdhë.

Ndërhyrjen mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 1:08. /Periskopi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK