Connect with us

Kosovë

Musliu kujton masakrën e familjes Deliu dhe dëshmorët e Abrisë

Publikuar

 

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu sot ka filluar ditën në fshatin Abri të Drenasit, duke kujtuar masakrën e familjes Deliu dhe të dëshmorëve të Abrisë.

Musliu tha se data 26 shtator 1998 na kujton tmerrin e forcave serbe që bëri në këtë fshat, ku siç shkruan ajo në Facebook, kjo datë i vë në kujtesë një herë se sa e rëndësishme është ideja e liderit të PDK-së Kadri Veseli, për Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë.

Ja statusi i plotë:

Në çdo 26 shtator dita nis në Abri, aty ku forcat serbe, më 26 shtator 1998, kryen një nga masakrat më barbare në Kosovë mbi familjen Deliu. Kjo datë na e kujton edhe një herë se sa e rëndësishme është ideja e liderit të PDK-së Kadri Veseli, për Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë, e krimi i pandëshkuar si ky në familjen Deliu duhet të mos na lë të qetë derisa drejtësia të vihet në vend.

Po ashtu, në Abri, nderuam me homazhe dëshmorët e rënë më 26 shtator: Vesel Demaku, Valdet Xhemjali e Afrim Hajdaraj.

NA NDIQ NË FACEBOOK