Connect with us

Sport

Mourinho: E meritoja të shkarkohesha, por ky Manchester United ta shpif…

Publikuar

Jose Mourinho pranon se e meritonte të shkarkohej si trajner i Manchester United, por nuk mendon se “Djajtë e Kuq” janë përmirësuar nën drejtimin e pasardhësit, Ole Gunnar Solskjaer, përkundrazi.

Pas humbjes 2-0 me West Ham, të dielën, skuadra nga “Old Trafford” e sheh veten në vendin e tetë të Premier League. Duke e analizuar këtë situatë, “Special One” nënvizoi:

“Ndoshta nuk jam personi i duhur për t’u përgjigjur. Jam shumë larg tashmë. Është e vështirë të përgjigjem. Unë isha atje për dy sezone, ku bëra shumë gjëra pozitive. Padyshim, sezoni i tretë nuk ishte aq i mirë. U shkarkova nga puna, ndoshta e meritoja këtë, sepse isha përgjegjës si trajner, por realiteti i trishtuar është se Manchester United duket më keq se më parë.

Dhe për mua kjo është një gjë e trishtueshme. Ndoshta njerëzit mendojnë se jam duke e shijuar situatën, por nuk është kështu aspak. Ka njerëz në klub që i dua, kam shumë respekt për tifozët. Prandaj, për mua është vërtet trishtuese kjo situatë. Unë mendoj se do të jenë vërtet në vështirësi, sa rrezikojnë të mos hyjnë jo vetëm në katër të parat e Premier League, por potencialisht as në gjashtë të parët. Kjo skuadër është më e keqe se e sezonit të kaluar”, ka thënë Mou, transmeton telepsort.

NA NDIQ NË FACEBOOK