Lajme
Momenti kur tërmeti godet Tiranën gjatë mbledhjes së Qeverisë

Pas tërmetit shkatërrimtar 5.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë të shtunën, rreth orës 16:05 të pasdites, kryeministri Edi Rama thirri mesnatën e kaluar në një mbledhje urgjente qeverinë.
Edhe gjatë mbledhjes së qeverisë në orët e mesnatës, lëkundjet e tërmetit vijonin të godisnin vendin. Një lëkundje e fortë, 5 ballë, është shënuar pikërisht teksa po zhvillohej live mbledhja e qeverisë.
Ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit, kur ka thënë se “po përpiqem mos më lëkundet zëri mua, se godina po lëkundet”.
Kryeministri Edi Rama u kthye nga Gjermania sapo ndodhi ngjarja.




















