Connect with us

Kosovë

Mirena: Pozitive që lufta kundër korrupsionit është bërë temë e partive politike

Publikuar

Analisiti, Ilir Mirena, ka komentuar luftën kundër korrupsionit duke thënë se korrupsioni është bërë temë edhe nga partitë poltike, e që kjo nuk ka ndodhë më parë, shkruan Periskopi.

“E mira e kësaj është se unë çka po e vrejë si kurrë më parë flitete për korrupsionin, por deri më sot është folur prej shoqërisë civile dhe mediave, por nuk kemi arritur ta bëjmë temë të politikaneve, tani është top temë kryesore e partive politike dhe po bëhet një garë se kush ka me dalë ma kreativ për me luftu këtë dukuri dhe kjo është pozitive”, u shpreh Mirena.

“Po flitet për gjërat konkrete se politika, politikanë janë kanë nisë me folë për këtë dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka thënë tutje ai.

Mirena ka thënë se duhet të binden edhe partitë politike në luftimin e kësaj dukurie sepse sipas tij vetëm shoqëria civile dhe mediat nuk po lëjnë shenja mjaftushëm.

Po ashtu, Mirena ka thënë se ‘korrupsioni në nivelin e dytë si në administratë, polici, shërbime komunale është më shqetësuese. Më rëndësishmë është më ndalë këtë korrupsionin e nivelit të dytë, një polici mos mi kërku euro qytetarit, një punonjës komunal mos me kërku’./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK