Lajme
Miliona njerëz në Itali në protesta për shkak të ndryshimeve klimatike

Romë, 27 shtator – Më shumë se miliona njerëz, në qytete të ndryshme në Itali, sot kanë protestuar kundër ndryshimeve klimatike, duke kërkuar aksion për luftë kundër krizës klimatike.
“Në Romë janë mbledhur 200.000, që është numri më i madh, ndërsa pastaj ka vijuar Milano me 150.000 njerëz”, rha Xhanfranko Maskara i grupit “Të premteve për të ardhmen”. Sipas tij, rreth 80.000 njerëz protestojnë në Nepal, 50.000 në Firence, 20.000 në Torino dhe Bolonjë dhe 10.000 në Palermo dhe Bari.
“Vala e gjelbër” e protestave mbahet në 160 qytete italiane, publikoi ANSA “Bota nuk është deponi për mbeturina”, “Mos e shkatërroni të ardhmen tonë”, Do t’ju përmbysim para se deti ta bëjë atë – duam të drejtë sociale klimatike”, janë disa nga transparentet që i mbajnë protestuesit
Ministri i Arsimit Lorenco Fjoramonti dhe Lëvizja Pesë Yje u dërguan letra drejtorëve të shkollave të cilëve u rekomandohet t’i arsyetojnë mungesat e nxënësve të cilët kanë munguar për të marrë pjesë në protesta.
Të premten e kaluar, 20 shtator, në 130 vende janë mbajtur protesta në të cilat janë mbledhur mbi katër milionë njerëz. Sot janë mbajtur dhe do të mbahen protesta edhe në të paktën 26 shtete, mes të cilave edhe në Kanada, ku në protestë në Montreal do të marrë pjesë edhe aktivistja e re suedeze Greta Tunberg.





















