Lajme
Meta: Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida që kërkon reflektim urgjent

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të rezultateve të anketës të fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Evropën Juglindore, ku thuhet se 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim shumica prej të cilëve të rinj.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova



















