Lajme
Meta adhuron thënien e Trumpit: S’ka demokraci pa sovranitet

Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të Donald Trump- it në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Meta mes tjerash veçoi një thënie të Trump-it, ndaj së cilës shfaqi adhurim.
“Të dashur miq, e adhuroj këtë thënie të Presidentit Trump: “Nuk ka DEMOKRACI, pa SOVRANITET”, shkroi Meta në Facebook, ku edhe i ka bashkëngjitur fjalimin e presidentit amerikan në OKB, transmeton Klan Kosova.
















