Sport
Mbushet me frymë Zidane, tregon çelësin e tores ndaj Sevilla

Zinedine Zidane e shijoi toren 1-0 ndaj Sevilla, të dielën. Ky sukses erdhi direkt pas zhgënjimit 3-0 të Ligës së Kampionëve ndaj PSG, të mërkurën e kaluar, ndaj e qetëson disi situatën në kampin e bardhë.
Sevilla i kishte tuar të katërta sdat e mëparshme të La Liga-s, por nuk qe në gjendje të regjistronte një goditje të vetme në shënjestër, falë “Los Blancos” të forcuar në prapavijë nga rikthimi i kapitenit Sergio Ramos.
I pyetur nëse kjo ishte ndeshja më e mirë e periudhës së tij të dytë si trajner i Real Madridit, Zidane u përgjigj:
“Po, është e tillë. Loja e zhvilluar nga djemtë më la më të kënaqur se kurrë, që kur u ktheva në mars. Ne kishim momente të ndërlikuara, por solidariteti që ekzistonte mes lojtarëve ishte i dukshëm Kjo fushë është e vështirë E dinim se mund të krijonim rreziqe te porta kundërshtare por puna mbrojtëse e të gjithëve ka qenë çelësi i dukshëm. Kjo fushë është e vështirë. E dinim se mund të krijonim rreziqe te porta kundërshtare, por puna mbrojtëse e të gjithëve ka qenë çelësi i fitores”, tha Zidane./Telesport/





















