Connect with us

Sport

Mata: Man Utd po afrohet me titullin e Premierligës

Publikuar

Mesfushori spanjoll është i bindur se ka marrë vendimin e duhur për t’iu bashkuar Manchester United, gjashtë vite më parë, dhe beson se tani skuadra është duke u afruar me titullin.

“Disa njerëz thonë se nënshkrova me United në kohë të gabuar, por të jesh në këtë klub është diçka speciale” ka thënë Mata, transmeton lajmi.net.

“Që kur isha i vogël, pash këtë skuadër tek fitonte. Kur mundësia erdhi për t’iu bashkuar United, nuk kisha dyshime” ka thënë spanjolli.

“Ne po afrohemi me titullin. Nuk ka dyshim se do të kthehemi ku e kemi vendin” shtoi Mata.

Mata dhe United do të tentojnë që të hapin t telashe për Arsenal, gjatë ditës së hënë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK