Tech & Auto
Maqedonia e Veriut me vetëm 44 vetura elektrike dhe 40 mbushës
Shndërrimi i veturave me lëndë djegëse në vetura elektrike, është hapi i fundit i industrisë së veturave.
Prandaj, shumica e kompanive të veturave planifikojnë tashmë prodhimin e veturave elektrike.
Përveç kompanive, edhe shtetet tashmë janë duke u kujdesur për rregullimin e infrastrukturës në atë mënyrë që të lehtëson përdorimin e veturave elektrike.
Prandaj, ka filluar edhe shtrirja e rrjetit të mbushësve elektrik nëpër hapësirat e qyteteve.
Në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë 40 mbushës publik për veturat elektrike, kryesisht në Shkup, që nënkupton se akoma është tepër pak.
Plotësimi i këtyre parakushteve, mundëson që sa më shpejtë të rriten ofertat dhe përdoruesit e veturat elektrike në gjithë qytetin, për ndotje sa më të vogël të ajrit.
Për këtë arsye, u shfrytëzuan edhe shumë subvencione të ndryshme për blerjen e këtyre veturave.
Së shpejti do të ndryshojë Ligji për Vetura, sipas së cilës nuk do të ketë më subvencione për blerjen e veturave elektrike, shkruan Portalb.mk përcjellë Klan Kosova.
Subvencioni i vetëm, i paralajmëruar edhe nga Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është subvencionimi i nderimit të veturave të vjetra me të reja, si dhe subvencionimi i ‘gazifikimit’ të veturave.
Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë vetëm 44 vetura elektrike, që përfshin 0.01% e gjithë veturave në Maqedoninë Veriore, duke e llogaritur se Zyra shtetërore e statistikave deklaron se janë gjithsej 415 mijë e 062 vetura.

















