Connect with us

Sport

Manchester United po konsideron transferimin e Mandzukic

Publikuar

Trajneri i Man Utd, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se skuadra e tij është në kërkim të një lojtari për fazën ofensive, dhe duket se Mandzukic është një nga emrat potencial.

Kroati dështoi të transferohet në Superligën e Katarit dhe nuk ka vend në planet e Maurizio Sarri tek Juventus, kështu që Man Utd po konsideron transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

33 vjeçari ishte afër transferimit në ‘Old Trafford’ edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund nuk u arrit një marrëveshje.

Mbetet të shihet nëse United do të arrijë ta bind lojtarin për një transferim në afatin kalimtar të dimrit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK