Connect with us

Lajme

Makraduli: Ndërmarrjet të aplikojnë për subvencione për vendosje të filtrave në oxhaqe

Publikuar

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga rajoni i Pollogut të aplikojnë për subvencionim me qëllim që të marrin filtra për oxhaqet e sistemeve për ngrohje, apelon zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli nga Tetova ku ishte për vizitë në fabrikën e mobiljeve “Nju dizajn”.

Firmat kanë mundësi deri më 23 shtator të paraqiten në thirrjen e Ministrisë në suaza të implementimit të planit për ajër të pastër.

“Thirrja është në suaza të implementimit të planit për ajër të pastër prejse vitin e kaluar në propozim të organizatës qytetare Eko Guerila erdhi deri te iniciativa për vendosje të filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilët një pjesë të mbeturinave e shfrytëzojnë për ngrohje. Njëkohësisht dhamë 5,2 milion denarë për komunën e Tetovës për objektet ku duhet të zëvendësohet ngrohja. Mjetet janë transferuar dhe presim të zgjedhin ndonjë objekt publik.

Qëllimi është sa më pak objekte të ndotin. Ka edhe iniciativa tjera të gjitha institucionet publike të mos ndotin dhe ta zëvendësojnë mazutin me mënyrë tjetër të ngrohjes. Besojmë se procesi më lehtë do të rrjedh edhe me gazifikimin”, tha Makraduli.
Në projekt është parashikuar të përfshihen 30 firma sipas kritereve të caktuara, ndërsa vlera e subvencioneve është 2,5 milion denarë.

“Me këtë luftojmë me vetë burimin e ndotjes. Jemi të kënaqur që Qeveria vendosi t’i subvencionojë firmat, ndërsa ne si organizatë të jemi nga ndihma teknike rreth dokumentacionit. Do të dëshironim të vazhdohet afati sepse firmat ende nuk e dinë”, theksoi Arianit Xhaferi nga Eko Guerila.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK