Connect with us

Kosovë

Luzha: Gjakova, Klina e Istogu mbështetën fuqishëm Haradinajn për kryeministër

Publikuar

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Gjakovës, Istogut dhe Klinën.

Luzha thotë se në të gjitha komunat kanë marrë mbështetje të fuqishme.

Shkrimi i plotë:

Sot në Gjakovë, Istog, Klinë, Koalicioni AAK-PSD dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, mori mbështetje të fuqishme për të vazhduar me punët e mbetura.

Vlerësimi për ndaljen e ndarjes, formimin e ushtrisë,vendosjen e taksës 100%, ruajtjen e Trepçës si aset i Kosovës, Ligji për Pagat që nuk lejon keqpërdorime më tutje, Ligji për Kryeqytetin e një varg punësh të kryera për 18 muaj, u jep besim qytetarëve se vetëm ky opcion mundëson ruajtjen e Kosovës dhe vazhdimin e punës për zhvillimin e saj në shtet.sovran, stabil i cili kujdeset për qytetarët e vet.

✅119 AAK-PSD

✅ 1 Ramush Haradinaj

✅ 69 Besa Luzha

NA NDIQ NË FACEBOOK