Connect with us

Kosovë

Lushtaku e Geci konfirmojnë se Serbia kishte futur njerëz në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së

Publikuar

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në, Gani Geci e Sami Lushtaku, kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm.

Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK.

“Shërbimi Informativ i Serbisë ka qenë shumë i fortë dhe ka fut njerëz të vet në UÇK”, ka thënë Lushtaku në Pressing.

“Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK”, është shprehur ish-deputeti.

Derisa Gani Geci tha se të tillë kishte edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së.

“… Madje edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së”, konfirmoi Geci.

“Absolut po”, vulosi Lushtaku.

NA NDIQ NË FACEBOOK