Connect with us

Kosovë

Latifi- Hamitit: Ti a merr vesh se Thaçi nuk është PDK, a kupton?

Published

on

Muhamet Hamiti ne emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini iu drejtua Blerim Latifit nga PDK duke i thënë se presidenti Thaçi asnjëherë nuk ka treguar se ku janë kufijtë e Kosovës.

Tutje tha se PDK ende udhëhiqet edhe nga Presidenti Thaçi.

“Thaçi dhe Vuçiq ishin në një forum dhe çka ndodhi, dy herë e kam dëgju kur Vuçiq tha më tregoni ku janë kufijtë. Thaçi asnjëherë nuk tregoi se ku janë , nuk reagoj fare. E vërteta është se nga PDK e keni Thaçin dhe Veselin. Thaçi është nga PDK”, tha Hamiti.

Latifi  tha se Thaçi është vetëm president i Kosovës.

“Zoti Thaçi nuk është PDK është president i Kosovës. Dysi e ndarje keni ju. Qëndrimi i Veselit rreth spekulimit të kufijve ka qenë gjithnjë i qartë. Kufijtë e Kosovës nuk do të preken. Integriterti territorial i Kosovës i shpallur 17 shkurt 2008 është i paparekshëm. Ti a merr vesh se Thaçi nuk është PDK, a kupton?”, përfundon Latifi./Periskopi/