Lajme
Lajmi i fundit/ Toka dridhet sërish, sapo ra një tjetër tërmet. Epiqendra në…

Një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 36 kilometra në Veri të Tiranës dhe 4 kilometra në Perëndim të Laçit me thellësi 33 kilometra.
Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ka qenë 3.0 e shkallës Rihter dhe ka pasur lëkundje të forta.
Kujtojmë që pasditen e 21 shtatorit vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi qindra dëme të konsiderueshme materiale, ku qindra ndërtesa pësuan dëmtime, si dhe mbi 100 persona mbetën të lënduar.
Sipas sizmiologëve tërmetet me intensitet të ulët, por të parrezikshëm, do të vijojnë edhe për disa ditë, deri në stabilizimin e plotë të pllakave tektonike të cilat pësuan çarje pas goditjes së parë.





















