Connect with us

Kosovë

Konjufca: LDK me fushatë fyese ndaj VV’së, fakt që Isa Mustafa ka qenë ministër i Rrahman Morinës

Publikuar

Glauk Konjufca ka qenë i ashpër me LDK’në duke thënë se ‘po bëjnë fushatë fyese ndaj Vetëvendosjes.

Konjufca në Debat Plus në RTVD tha se LDK kësaj radhe e ka marrë primatin e fyerjeve dhe ofendimeve.

‘’Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka këtë regjistrin e ofendimeve dhe fyerjve, primatin e ka marrë kësaj here LDK’ja. Dikush sot po e quan Albinin ushtarak, Çavez që ka me rrëzu Kosovën e në anën tjetër duke e krahasu me figura komike si mister Bini etj’’, tha Konjufca.

Tutje, ai tha se lideri i LDK’së, ka qenë ministër i Rrahman Morinës dhe e ka vlerësuar si gabim dhënien e tenderit djemve të tij.

“Isa Mustafa ka qenë ministër i Rrahman Morinës. Mustafa ka bërë gabim që ua ka dhënë tenderin djemve të tij”. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK