Sport
Klubi i Basketbollit ALBES luajti ndeshjen e sajë të parë historike me KB Istogun nga Kosova

Klubi i Basketbollit ALBES sot në kuadër të fazës përgatitore ka zhvilluar ndeshjen e sajë të parë historike që nga themelimi i sajë këtë vit, përballë ekipit të KB Istogu nga Republika e Kosovës në Shkup.
Të dyja ekipet kanë zhvilluar një ndeshje interesante, ku epërsia për ekipin e ALBES ishte evidente deri në fund të çerekut të III, por përgatitja më e mirë fizike e ekipit nga Kosova vendosi fituesin e këtij takimi, edhe pse rezultati për të dyja ekipet ishte në plan të dytë. Rezultati KB ALBES 54 : 62 KB ISTOGU.
Tifozët e basketbollit, dhe njohësit e mirë të këtij sporti kanë qenë pozitivisht të befasuar me ndeshjen e KB ALBES duke e ditur se, ky Klub ka vetëm 3 stërvitje të cilat I ka realizuar së bashku, ndërsa ekipi në këtë përballje nuk ka qenë i kompletuar, për faktin se disa nga prurjet e reja nuk kanë qenë në formacion njëri për shkak lëndimit, ndërsa dy të tjerët Akoma nuk kanë përfunduar dokumentacionin e regjistrimit. Nga KB Istogu pas takimit u shprehën të kënaqur nga mikpritja, dhe shprehën gatishmëri që një ndeshje e tillë të realizohet, pasi disa ditëve në Istog.






















