Lajme
Klan Kosova sjell detaje nga Tirana pas tërmetit të fuqishëm

Tërmeti i djeshëm në Shqipëri, ka shkaktuar lëndime në njerëz dhe shumë dëme materiale.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rejhane Selimi, duke raportuar nga Komuna e Parisit në Tiranë, tha se banorët kanë vazhduar jetën brenda edhe pas çarjes në disa pallate në atë rrugë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, Inxhinjerja e njërës prej ndërtesave të çara, Ariana Hasani, tha se pallatet janë shumë të sigurta, janë me hekur dhe beton sipas të gjitha standardeve.
Hasani poashtu theksoi se ky tërmet ishte i pari i këtij lloji pasi atij shumë vjet më parë në Shkodër.





















