Connect with us

Lajme

Kim Mehmeti: Lajmi i remë që trembi Tiranën po të jepej në Maqedoni nuk do frikësonte askënd

Publikuar

më

Tërmetet e fundit që goditën Tiranën dhe disa vendbanime tjera në Shqipëri përhapën mjaftë frikë dhe shkaktuan dëme, por për të mos mjaftuar, opinioni shqiptar ra pre e disa lajmeve të reme mbi një tërmet katastrofal që do godiste Tiranën, lajme të cilat bënin thirje për boshatisje të shtëpive madje tregonin dhe orën e saktë të tërmetit, shkruan InfoShqip.

Edhe përkundër faktit se tërmetet janë të paparashikueshme, aq më pak duke caktuar orën dhe minutat, pjesa dërmuese e popullatës të frikësuar boshatisën shtëpitë dhe mbushën rrugët e kryeqytetit, mbi këtë ngjarje ka komentuar analisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti.

Mehmeti shprehet se po të kishte ndodhur ky rast në Maqedoni, shiptarët e Maqedonisë nuk do kishin besuar aspak një paralajmërim të tillë por përkundrazi, do e konsideronin absurditet. Në vijim mund të ndiqni të plotë shkrimin e Mehmetit.

“E patë si lajmi i rremë i shpërndarë në disa media online për orën e saktë të tërmetit të fuqishëm që do ta dridhte Tiranën, nxorri rrugëve shumë qytetarë, e të ciët duke i ‘ikur’ tragjedisë, e bllokuan qytetin ashtu që të mos mund të hynte, apo të dilte njeri, poqese me të vërtetë do dridhej toka! Dhe e dini pse ndodhi kjo: sepse një pjesë e shqiptarisë sonë, aq shumë është ‘civilizuar’ sa e ka ‘vrarë’ Zotin dhe i beson vetëm ‘fesë’ që e predikojnë të pasurit dhe të pushtetshmit.

Tani më lejoni të jem pakë lokalistë: jam i bindur se një lajm i tillë si ai që i ‘çmendi’ tiranasit, në ‘fshatin’ tim nuk do nxirrte në rrugë as dy veta! Edhe atë jo pse ne shqiptarët e Maqedonisë jemi më trima, apo pse nuk e çmojmë jetën, por pse nuk jemi gjithaq ‘mendjehapur’ e të ‘civilizuar’ sa të mos besojmë se ka gjëra të cilat i dinë vetëm Zoti dhe se, para dorës së tij të gjithë jemi njësoj të pafuqishëm! Pra shqiptarët e Maqedonisë do i besonin këtij lajmi aq sa edhe atij se ‘xhumanamazi’ nuk falet të premten, por të shtunën!” – Përfundoi Mehmeti./InfoShqip.com

Lajme3 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni1 hour ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë2 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni3 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme4 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni6 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni8 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK