Lajme
Keni nevojë për ndihmë, ja 6 pikat emergjente ku mund të drejtoheni

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se janë ngritur 6 pika emergjence në ambiente të hapura, në kryeqytet për të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë për ndihmë pas lëkundjeve të forta të tërmetit.
Kryesisht janë ngritur qendra për ata banorë të cilët kanë mbetur të pastrehë.
1- Rr. “3 Deshmoret”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thate;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
code it albania
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha ne Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.
Këto gjashtë pika janë vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe do të shërbejnë për të pritur qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe rrezikojnë të qëndrojnë brenda tyre.





















