Connect with us

Kosovë

Kelmendi viziton Gjilanin: Kandidatët për deputetë ishin plot vullnet e shpresë se PDK do të festojë më 6 tetor

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët  e PDK’së, Migjen Kelmendi sot ka vizituar degën e partisë në Gjilan, ku ka takuar kolegë të tij atje.

Krasniqi thotë se kandidatët e PDK’së për deputetë në Gjilan ishin plot vullnet e shpresë se PDK do të festojë më 6 Tetor.

Ja postimi i plotë:

Sot isha per nji vizite ne seline e deges se PDK ne Gjilan. Patem nji takim te ngrohte me kryetarin e deges zotin Qemajl Mustafa, me kandidatet per deputet te Kosoves Arben Bislimi, Erlehta Osmani, me Isa Agushin dhe aktiviste te tjere.

Mbas takimit, shetitem neper rruget e Gjilanit, ku takuem shkurt shitesin ambulant te plisave. Na u ankue se ‘nuk po shkojne shume’ plisat! U modernizue Gjilani, tha!

Ne kafeterine e njoftun te qytetit, u ulem per nji pije ku na u bashkue edhe kandidatja tjeter e PDK per deputete nga ky qytet, Leonora Morina-Bunjaku.

Kandidatet ishin plot vullnet e shprese se PDK ka me festue me 6 Tetor!

NA NDIQ NË FACEBOOK