Connect with us

Lajme

Katër tërmete trondisin tokën gjatë natës, qytetari: Zoti na ruajt!

Publikuar

ërmeti i të shtunës që lamë pas ka bërë që banorët e zonave të prekura të jenë vigjilentë dhe pse jo të shkarkojnë në celularë aplikacione që regjistrojnë valët sizmike.

Si duket qyteti bregdetar i Durrësit është lëkundur gjatë mbrëmjes që lamë pas nga 4 tërmete.

Lëkundja e parë ka ndodhur në orën 01:24 dhe ka qenë 3.9 ballë, me epiqendër në detin Adriatik. Më pas toka është ‘dridhur’ sërish nga një tërmet tjetër në orën 01:47. Kësaj radhe epiqendra ka qenë 24 km larg Tiranës dhe ka pasur një magnitutë prej 3.1 ballësh.

I radhës e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, ka ndodhur rreth orës 02.06 me një magnitutë prej 3.3 ballësh. Tërmeti i katërt është regjistruar në orën 02:23 me një magnitutë prej 3.4 ballësh.

Edhe pse këto lëkundje nuk konsiderohen si të rrezikshme, si duket durrsakët, por edhe qytetarë të tjerë nuk e kanë kaluar ende frikën që kaluan pasditen e të shtunës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK