Lajme
Indiferenca politike po i vret shpresën Shqipërisë

Nëse kërkon të ndryshosh sot votuesin shqiptar do të duket si një mision i pamundur, pasi politikat shkatërruese, nga të gjitha kampet, i kanë çuar njerëzit drejt një sjellje indiference politike. Nëse qëndron dhe bisedon me njerëzit të gjithë duan ndryshim, por për një apo një tjetër arsye përpiqen që ta përjashtojnë veten nga kjo “luftë”, duke marrë pozicion indiferent ndaj qasjes së tyre në jetën dhe ndryshimet politike.
Disa janë indiferentë pasi biznesi që sot kanë, nuk i pengon që të jetojnë disi më mirë në krahasim me pjesën tjetër, pavarësisht se korrupsioni dhe sistemi fiskal është tepër i rënduar.
Disa bëhen indiferentë pasi nuk shikojnë zgjidhje nga klasa politike që drejton vendin.
Dikush mendon se shpresa tashme është vrarë, e shumë të tjerëve nuk ju intereson politika pasi u duhet të “ngopin” varfërinë me të cilën jetojnë sot, në shekullin e teknologjisë.
Por a duhet të qëndrojmë indiferentë ndaj politikës?
LIBRA mendon që jo. Jo, pasi indiferenca e shumices bën që të fitojë dhe të drejtojë pakica. E pra, kjo ka ndodhur në Shqipëri këto 30 vjet. Çdo pushtet është përpjekur që të rrisë numrin e indiferentëve, pasi elektorati i tij, që nuk e kalon 15% të popullsisë, mund t’i sigurojë fitoren e vazhdueshme.
E shpjeguar me disa fjalë të thjeshta: “Nëse do të votojnë 100 veta, 15 janë me pushtetin, 12 me opoziten dhe 73 nuk votojnë duke qëndruar indiferent, atëherë do të keq qeverisemi nga këta 15 veta.”
Ky moment, pra dita mbas votimit, nuk u jep më të drejtë 73 vetëve që të “qahen”, shajnë apo kërkojnë llogari nga qeveria e re, pasi me mospjesmarrjen e tyre, duke mos votuat, u bënë një levë e padukshme e politikës qeverisëse, pra votuan me heshtjen e tyre.
Meqenëse koha e ndërrimit të pushtetit me luftë ka kaluar, pra nuk është e mundur marrja e pushtetit me armë, i vetmi mekanizëm për të vendosur drejtësinë është pjesmarrja masive e popullit në votime. Për këtë arsye është e nevojshme largimi i çdo qytetari nga të qenurit indifferent me fatet e tija, fëmijëve të tij, prindërve, shoqërisë dhe vendit.
Mos qëndro indiferent ndaj pushtetit, pasi nëse nuk voton, ti miraton në heshtje gjendjen në të cilën ndodhesh.
LIBRA ju kërkon sot shqiptarëve që të jenë pjesmarrës në ndryshimin e vendit duke qenë pjesë e politikës dhe me votën e tyre të vendosin për ndryshim.
LIBRA sot është dera e hapur për të gjithë ata që duan ta shohin Shqipërinë një vend ku mundësitë të mos shterrojnë kurrë, një vend ku drejtësia të ketë vendin e saj dhe ku politikanët e korruptuar të gjenden pas hekurave dhe jo mes luksit.
















