Connect with us

Sport

Ibrahimovic largohet nga LA Galaxy dhe transferohet te gjiganti argjentinas?

Publikuar

Agjenti i yllit të LA Galaxy, Mino Raiola, kohët e fundit hodhi poshtë spekulimet se ai ishte duke u përpjekur të organizonte një transferim për 37-vjeçarin.

Por anëtari i bordit të Boca, Jorge Anro pretendon se interesi i Ibrahimoviç për një transferim në ‘Bombonera’ është i vërtetë dhe këmbëngul se një marrëveshje mbetet një mundësi, transmeton lajmi.net.

“Është e vërtetë që Ibrahimoviç dëshiron të luajë për Boca dhe është e vërtetë që ne jemi në gjendje ta sjellim atë”, tha Anro për Radio Mundo Boca.

“Klubi është në një moment shumë të mirë institucionalisht. Është aq mirë financiarisht sa mund t’i lejojë ato lukse”.

“Ne do të jemi në gjendje të paguajmë kontratën e Zlatan”, deklaroi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK