Connect with us

Sport

I mbijetoi kancerit, amerikanja kaloi duke notuar not Kanalin e La Manshit tri herë pa u ndalur (VIDEO) – Klan Kosova

Published

on


21:49, 17 Shtator 2019

Një amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit tri herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.

Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit të gjirit një vit më parë.

Ajo tha se e bëri këtë në emër të të gjithë të mbijetuarve nga kanceri.

Më parë, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin e La Manshit me not, tri herë pa u ndalur.

Ky kanal, lidh Anglinë dhe Francën.

Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje detare, por ajo kalon përmes njërës prej trajektoreve më të ngarkuara të transportit në botë.



NA NDIQ NË FACEBOOK