Sport
Hoeness rikthen në lojë transferimin e Sane tek Bayern

Gjatë afatit kalimtar të verës, Bayern Munich kanë shfaqur interesim për yllin e Manchester City, Leroy Sane.
Transferimi i Sane në ‘Allianz Arena’ dështoi, por duket se interesimi i Bayern për lojtarin nuk ka humbur akoma, edhe pas dëmtimit të gjermanit.
Ishte Uli Hoeness ai që nxiti spekulimet për transferimin e Sane, me deklaratat e tij të fundit, shkruan ‘Welt.de’, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të presim dhe të shohim se si po ecën rikuperimi i tij. Në janar ose shkurt, do të ulemi për të rimenduar pozicionin tonë në raport me lojtarin” ka thënë Hoeness, transmeton lajmi.net.
Aktualisht, Sane është jashtë fushave të blerta, pas një dëmtimi në ligamente, i cili edhe ndaloi transferimin e tij në Bundesliga, kështu që Bayern ka nënshkruar me Ivan Perisic në formë huazimi. /Lajmi.net/






















