Connect with us

Kosovë

Haradinaj përgëzon shqiptaren që u zgjodh zëvendës presidente e Parlamentit Europian

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar Arba Kokalarin  e cila është zgjedhur zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore.

Haradinaj thotë se është nder për Kosovën që të rinjtë po korrin suksese jashtë kufinjëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.

Të priftë e mbara, Arba!

RH

NA NDIQ NË FACEBOOK