Connect with us

Kosovë

Haradinaj nënshkruan në Librin e Zisë për humbjen e Chirac

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Zisë për humbjen e ish-Presidentit francez, Jasques Chirac, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha Kosova do ta kujtojë gjithmonë Chirac si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë.

“Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë!

Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK