Connect with us

Kosovë

Haradinaj: E kemi hequr mbrëmë tabelën me mbishkrimin ‘Republika e Serbisë’ në Zubin Potok

Publikuar

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se tabela në Zubin Potok, me mbishkrimin “Republika e Serbisë është hequr mbrëmë, transmeton Periskopi.

‘’Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo tabelë ishte vendosur në hyrje të komunës me shumicë serbe, Zubin Potok, në veri të vendit./PERISKOPI/

Kjo ishte tabela:

 

NA NDIQ NË FACEBOOK