Lajme
Hallë e nip qëllohen me armë përpara shtëpisë në Fushë Krujë, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zezë të Fushë-Krujës.
Sipas raportimeve paraprake, hallë e nip janë qëlluar më armë përpara banesës.
Gruaja ka ndërruar jetë në spital. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Durrësit mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë. Gruaja e identifikuar si Shpresa Baka, ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa nipi i saj Mariglen Haka ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,
Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
















