Connect with us

Sport

Guardiola e di se Man City nuk guxon të humb pikë në garën për titull

Publikuar

Liverpool ka vendosur standard të lartë në këtë fillim sezoni në Premierligë, duke marrë pikët maksimale nga shtatë ndeshjet e para.

Man City qëndron me pesë pikë më pak, por dje e ka parë vetën edhe me minus tetë pikë, kur Liverpool fitoi ndaj Sheffield.

Guardiola ishte në dijeni për fitoren e ‘Reds’ dhe e dinte se skuadra nuk ka luksin që të lëshojë pikë në këtë garë të nxehtë.

“E dinim se Liverpool fitoi përsëri dhe hapësira prej tetë pikëve është e madhe” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Kështu, ne fituam tri pikë dhe tani jemi me pesë pikë diferencë në shtator, me shumë pikë të mbetura në lojë” ka thënë spanjolli.

“Tani e njohim rivalin. Janë kampionët e Evropës, kanë shtatë fitore radhazi. Ky është rivali ynë – nuk guxojmë të lëshojmë shumë pikë, pasi ata humbën vetëm një lojë sezonin e kaluar” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Aktualisht, Liverpool numëron 21 pikë në shtatë ndeshje, në pozitën e parë, kurse Manchester City ka 16 pikë në pozitën e dytë. /Lajmi.net/