Connect with us

Sport

Gomez i frustruar me mungesën e minutave tek Liverpool

Publikuar

Gomez ishte një nga mbrojtësit kryesorë të Liverpool edicionin e kaluar, deri në pikën kur pësoi një dëmtim, të cilin për mrekulli e shfrytëzoi Joel Matip.

Matip dhe Van Dijk janë lidhur për mrekulli me njëri tjetrin, duke krijuar një partneritet të paprekshëm në mbrojtje, për Jurgen Klopp.

Një situatë e tillë nuk po i pëlqen aspak të riut anglez, Joe Gomez, i cili ka thënë se secili lojtar dëshiron të luajë.

“Secili lojtar dëshiron të luajë. Është frustuese për mua. Njëkohësisht, unë e kuptoj se jemi kampionët e Evropës dhe djemtë po bëjnë mirë aktualisht” ka thënë Gomez, transmeton lajmi.net.

“I vlerësoj. Krejt çfarë mund të bëj është që të ulë kokën dhe të punoj  fortë” ka thënë tutje anglezi.

Gomez luajti si startues në ndeshjen e fundit kundër MK Dons, e vlefshme për Kupën e Ligës, ku për partner pati kroatin Dejan Lovren, i cili gjithashtu ka mungesë të minutave këtë edicion. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK