Connect with us

Sport

Godin: Conte është gjithçka për Interin

Publikuar

Inter e ka nisur për mrekulli sezonin e ri, duke arritur që të marrë pikët maksimale në këtë fillim sezoni, për të mbajtur tani kreun e tabelës.

Fitorja e arritur në derbin lokal kundër Milan ishte një nga fitoret më të vlefshme deri në këtë pikë. Duket se gjithë këto suksese kanë vetëm një emër, Antonio Conte.

Kështu të paktën beson Diego Godin, i cili ka thënë se gjithçka tek Interi aktual po bëhet falë Contes.

“Inter është ndërtuar rreth Conte. Ai është figura kryesore e këtij mozaiku” ka thënë mbrojtësi për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

“Këtu, gjithsesi, ne shohim më shumë video të kundërshtarëve tonë dhe punojmë në taktikat. Conte më bën që të luajë më shumë” shtoi ndër të tjerash uruguaiani.

Godin ka fituar pozitën e titullarit tek Inter, duke përbërë treshen e mbrojtjes së ‘Zi kaltërve’, krahë De Vrij e Skriniar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK