Connect with us

Lajme

Gjykata jep vendimin për Saimir Tahirin: Fajtor! Por nuk do të shkojë në burg

Publikuar

Pas një maratone të gjatë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur rreth orës 21.50 të së enjtes vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Treshja e gjykatësve e ka shpallur fajtor duke e dënuar fillimisht me 5 vjet burg politikanin 39 vjeçar vetëm për “shpërdorim detyre”.

Por ai nuk do të shkoje në burg, pasi vepra është rikualifikuar dhe do te punoje 3 vjet ne sherbim prove  ne komunitet. Mesohet se kane rene te gjitha akuzat per “trafik droge” dhe “bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal” dhe do të dënohet vetëm për “shpërdorim detyre”.

Siç shkruan Lapsi, Tahirit i është ndaluar të ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Për verdiktin, trupi gjykues ishte terhequr per vendim që prej orës 13:00. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.

Vendimi për Tahirin u mor nga Flora Hajredinaj (foto), kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.

Ajo pati në trupin gjykues Irena Gjokën,  e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, dhe gjykatësin Ardit Mustafaj, i cili ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit, njofton Klan Kosova.

Lajme36 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme7 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK