Lajme
Gjermania do t’i thotë “PO” hapjes së negociatave për Shqipërinë, por me dhjetë kushte

Korrespondentja e Deutsche Welle-s në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me dhjetë kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.
Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ato janë:
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK ;
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese ;
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë ;
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu ;
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj ;
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave ;
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ;
9.Reforma në administratë ;
10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale.

















